Kur flet Remi befason, çka thotë tash për UÇK’n!

remiii

Ish-komandanti i UÇK’s dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi ka reague mbas  vendimit të prokurorisë për Grupin e Drenicës.

Ai në nji postim në rrjetin social Facebook ka shkrue se askush  nuk do të duhej të përdor shkronjat e UÇK’s apo kohën e lavdisë.

Simbas tij, Kosova duhet të ndërtohet tue mos e justifikue mospunën dhe deshtimet në kohët e vjetra.

 

Lexoni postimin e plotë të Remit në Facebook:

 

UÇK-ka përfunduar misionin me sukses në 1999.!

Vetëm falë organizimit vendor politik dhe ushtarak UÇK-së, sot gëzojmë lirinë… tjerat vijnë pas si mbështetje e kohës…

Askush s’do të duhej të përdorte shkronjat UÇK-UÇK, apo kohën e lavdisë..

Thurja e lëvdatave apo hetimet mbi atë se çfarë ka ndodhur para 18 vitesh,nuk mundet të ndikojë në kualitetin e jetës së qytetarëve tanë.

Vazhdimisht sfidohemi nga krimet ekonomike, korrupsioni, nepotizmi dhe mafiat përtej kufinjëve kombëtar…

Hapja e rrugës për ndërtim të shtetit të së drejtës, duhet t’i eleminojë grupet vendore apo edhe ato ndërkombëtare të natyrës kriminale.

Ne duhet të ndërtojm shtetin e suksesit duke mos justifikuar mospunen dhe dështimet tona me kohët e vjetra si ajo e okupimit,organizimit të luftës apo edhe lëvizjeve politike klandestine.

Ecja e drejtë shtetit të suksesshëm, mund të bëhet.!