Kur folë Remi ja qet pikën. Krizës ja sheh fundin, e kallxon çka me ba me Qeverinë!

Koalicioni qeverisës nuk i ka përmbush pritjet, andaj duhet riformatim i thellë i tij në mënyrë që njerëzit adekuat të vijnë në pozitat e duhuna.

Kështu pohoi në nji intervistë për KosovaPress, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit dhe njani nga udhëheqësit e PDK’s, Rrustem Mustafa.

Mustafa thotë se Kosova asht para momentit, ku politika në përgjithësi duhet me ndërrue mendësi, të ketë nji qasje të re politike, mbasi që nuk ka kohë për me humbë ma me pritjet që kanë qenë për këtë koalicion.

Tash ndodhemi para situatës kur duhet koalicioni me ba riformatizim të thellë, tue vendos prioritetet e saj për të ardhmen, të sakta dhe me kambëngulësi që të ecin ato prioritete.

Gjithashtu, duhet pasur parasysh që edhe njerëzit adekuat me dalë në pozita të caktueme, në secilin sektor veç e veç.

Tue i komentue veprimet e opozitës në kundërshtim të proceseve për vendin, ai thotë që jo vetëm opozitës, por dhe pozitës shpeshherë i ngjajnë disa ecje, jo në përputhje me kohën.

Ai ka komentue edhe deklaratat e zyrtarëve të VV’s, për luftë të mundshme me Malin e Zi, tue thanë se nuk ka moment që e dërgon Kosovën drejtë nji lufte të re.

Mustafa thotë se kjo krizë politike e institucionale ka qenë e panevojshme dhe se i ka ardhe fundi tashma.