Kur folë Remi për kombin ja qet pikën!

Anëtari i Kryesisë së PDK’s, Rrustem Mustafa ka thanë se derisa disa publicistë dhe analistë me të kaluemen oportuniste po hapin debate të rangut kombëtar, duhet ba me dije se kombi nuk ndërron, pa marrë parasysh hapësinën gjeografike ku jetojnë.

 

Ky asht postimi i plotë i Mustafës në Facebook:

 

Kemi dy flamuj:

Flamurin e shtetit me harten e Kosovës në fushën e kaltër me gjashtë yje dhe flamurin kombetar me shqiponjën dy krenare në fushën e kuqe.
Nuk ka dilemë se disa nga publicistë dhe analistë me te kaluar opurtuniste, po na ndihmojne duke hapur debate të rangut kombetar, qe te jemi te vemendshem nga deformimet, nga pakujdesia apo nga mungesa e përvojës. Kombi nuk nderron, pa marre parasysh hapësirën gjeografike ku jetojmë. Në Kosove, Maqedoni, Greqi etj, prap mbesim Shqiptare….