Kur godet Adem Grabovci. Qe sa kilometra asht zhvendos kufini mbrenda Kosovës!

Adem-Grabovci

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, e pranon që Marrëveshja për Demarkacionin, mes Kosovës dhe Malit të Zi, e lidhun në Gusht të vitit të shkuem nuk asht në rregull.

Tue fol për Info Box të RTV Dukagjinit, Grabovci tha se historikisht kufini ka qenë te Kulla e Zhlepit, kurse me versionin aktual të cilin e ka nxjerr Komisioni shtetnor për shënjimin e vijës kufitare, ai zhvendoset pesë kilometra në mbrendi të Kosovës.

“E di ku ka qenë zona kufitare edhe në kohën e luftës ku kemi has. Zona e mahershme kufitare asht në shpërputhje me versionin e Murat Mehës. Historikisht dihet se kufini ka qenë në Kullë dhe diku pesë apo gjashte kilometra asht tërheq mbrapa në mbrendi të Kosovës”, ka thanë Grabovci.

Grabovci pohoi se në kohën sa ishte zavendësministër në Ministrinë e Transportit, kompanitë e kontraktueme vendore kanë ba mirëmbajtjen e rrugës deri në Kullë.

Deputeti që vjen nga rajoni i Dukagjinit, nuk e ka përjashtue mundësinë që çashtja e Demarkacionit me shkue në Gjykatën e Arbitrazhit, apo edhe të rinegociohet me shtetin malazez, nëse ka fakte që deshmojnë se Kosova me vijën e re kufitare humb 8 mijë hektarë tokë.