Kur godet Bild: Mosratifikimi i Demarkacionit skandaloz!

Në nji postim në Twitter, Bildt, i cili në karrierën e tij politike asht marrë me çashtjen e Ballkanit, ka thanë se asht skandaloze që Kosova nuk e ka miratue këtë marrëveshje.

Ish- ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë, Karl Bildt, ka shpreh zhgënjimin e tij për deshtimin e Kuvendit të Kosovës me ratifikue marrëveshjen e Kosovës për demarkacionin e kufinit me Malin e Zi, javën e kalueme.

Komenti i tij vjen pak orë para se nji komision i Parlamentit Europian pritet me votue pakon e Kosovës për liberalizim të vizave.

“Asht skandaloze që Kosova nuk qe në gjendje me ratifikue marrëveshjen për kufinin me Malin e Zi. Kjo ishte nji çashtje e lehtë”, tha Bildt në komentin e tij.

Votimi për marrëveshjen u parandalue javën e kalueme kur kryeministri Isa Mustafa vendosi me tërheqë atë nga rendi i ditës për shkak të frikës se kjo marrëveshje nuk do ta merrte mbështetjen e deputetëve të pranishëm në seancë.