Kur ‘godet’ Komandant Remi: Qe çka thotë ai për Demarkacionin!

Anëtari i Kryesisë të PDK’s, Rrustem Mustafa ka qenë nji ndër të parët që ka mbështet formimin e koalicionit PDK-LDK për nji qeverisje stabile por sot ai mendon se ka ardh koha që qeveria duhet me ndërrue qasjen qeverisëse.

Rrustem Mustafa, i njohun edhe si Komandant Remi tha për Express se qeveria e ka humb besimin në lidhje me marrëveshjen kufitare me Malin e Zi për arsyen se nuk kanë ditë me shpjegue.

Sa i përket çashtje së koalicionit PDK-LDK me duhet me ripërsëritë se duhet qasje zhvillimore në përgjithësi, e në veçanti në drejtësi tha Mustafa, tue shtue ma tej: “Vendimmarrja të jetë institucionale dhe në përputhje me politikat zhvillimore që hapin perspektivë për jetën e qytetarëve dhe që ndikojnë në rikthimin e besimit të tyne i cili dukshëm asht dobësue, për të mos thanë se ka humb fare.”

Ai thekson se na duhet me i besue kësaj qeverie, por ban thirrje që edhe qeveria duhet me reflektue shpejt, me përmisue komunikimin me qytetarë.

“Mungesa e dijes ose mosgatishmënia për t’ju sqarue mirë qytetarëve tanë marrëveshjet e fundit, keqinterpretimet e qëllimshme dhe të paqëllimshme kanë prodhue situatë krize nga e cila, qe sa kohë nuk po dalim dot por vetëm po sillemi në vorbullën e saj. Asht obligim që qytetarëve t’ju sqarohen gjanat mirë për çdo dilemë të ngritun.

Në kushtet e sotme nuk ka vend logjika e dhanies apo marrjes së territorit nga fqinjët.