Kur ‘godet’ Limaj: Seanca po bahet për poena politik!

Seancën e sotme për me diskutue lidhun me vlerat e UÇK’s, kreu i “Nismës”, Fatmir Limaj, e ka quejt të vonuem.

Simbas tij, kjo seancë asht thirrë vetëm për poena politikë.

“Këtë seancë sot e shikojnë edhe ata për të cilët asht thirrë, edhe familjarët e shumë liridashësve të tjerë të këtij vendi.

Me shpresën që sot mos po del ndonji gja nga kjo seancë”.

Limaj ka thanë se sot të gjithë deputetët janë tue e ba nji gabim të madh.

Simbas tij depuetët janë tue intervenue në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“Kjo seancë vetëm sa i damton njerëzit e nuk i ndihmon. Kjo seancë asht intervenim në sistemin e drejtësisë. A jemi tue e ditë se për çfarë po flasim. Kjo thirrje e kësaj seance asht e pamundun të mos jetë seancë emocionale”, ka thanë Limaj.

Limaj u shpreh se deputetët assesi nuk asht dasht që ta thërrasin këtë seancë.

Ai madje thotë se nuk ka shtet në botë që ndërhynë në vendimet e Gjykatës.

“Nuk ka Kuvend në asnji shtet në botë që i diskuton vendimet e Gjykatës”, ka thanë Limaj.