Kur ‘godet’ Veseli: Dikujt po i pëlqejnë skenat e Sirisë dhe po bajnë thirrje edhe për skena të luftës!

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka komentue në lidhje me largimin e banorëve nga banesat e uzurpueme në lagjen “Dardania”.

Veseli tha se nuk asht ithtar i veprimeve policore veçanërisht në ditët me shi të vjeshtës.

“Me lejoni me theksue se asnji uzurpator nuk do të lejohet me qendrue në prona të hueja. Por në të njajtën kohë ka dhe nji të drejtë universale veçanërisht kur ka të bajë më femijët. Asnji forcë e as forca e pushtetit nuk asht mirë me abuzue mbi familjarët dhe me njerëz hallexhij.

Uzurpatorët nuk do të kenë perspektivë në Kosovë, por në të njajtën kohë edhe cenimi i njerëzve, i femive në rrethana kur janë jo humanitare dikujt më duket po ju pëlqejnë shumë skenat e Sirisë dhe po thërret dhe për skena të luftës”, tha Veseli mbas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Veseli tha se Demarkacioni duhet me kalue sepse nuk duhet me u damtue perspektiva europiane e Kosovës.

Ai tha se në atë moment që Qeveria e sjellë në Kuvend kemi me procedue.