Kur ishte ba kërkesa për hetim ndërkombëtar lidhun me vdekjen e Deharit? (dokument)

Përfshimjen e hetuesve britanikë në zbulimin e vdekjes së Astrit Deharit e kishin kërkue ende pa dalë Raporti i Autopsisë. Kështu, Ministria e Drejtësisë dhe Kryeprokurori i Shtetit kishin protokolue kërkesën në Ambasadën e Britanisë më 14 Nandor derisa rezultatet e obduksionit të Astrit Deharit ishin publikue më 18 Nandor. Në këtë situatë, Vetëvendosje po kërkon që Familja Dehari me i caktue hetuesit e jo Shteti i Kosovës.

Dhurata Hoxha e Aleksander Lumezi kishin drejtue nji kërkesë në drejtim të Ambasadës Britanike në Prishtinë për përfshimjen e hetuesve ndërkombëtarë për zbulimin e vdekjes së Astrit Deharit.

Në emën të Kryeprokurorit të Shtetit dhe Ministrisë së Drejtësisë, Lumezi e Hoxha ju kishin kërkue ndihmë britanikëve katër ditë para se me u publikue Raporti i Autopsisë së trupit të Astrit Deharit.

Kërkesa ishte protokollue më 14 Nandor 2016, derisa raporti i Autopsisë ishte publikue më 18 Nandor.

“…..edhe pse të gjetunat e hetimit të tashëm priten me u ba të dituna gjatë ditëve në vazhdim, çfarëdo hetimi që kishte me u krye nga Skotland Jard, nuk duhet me u pengue apo kufizue nga këto të gjetuna”, thuhej në letrën që Hoxha ja ka dërgue ambasadorit britanik në Kosovë”.

z_1479659662-6785726