Kur janë në gjendje me votue FAK’un, kallxon Daut Haradinaj!

Deputeti i AAK’s, Daut Haradinaj n’emisionin INFOBOX të RTV Dukagjinit ka thanë se në Kuvendin e Kosovës ka serbë të cilët janë të gatshëm për me votue shndërrimin e FSK’s në ushtri.

Ai ka thanë se për këtë çashtje, Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës do të kthehej në Kuvend edhe në gjysë të natës, madje edhe pa kravatë.

“Unë jam kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e FSK’s dhe jam i gatshëm në dymbëdhjetë të natës, vetëm me qenë afër diku, dy minuta më duhen dhe hiq nuk kam nevojë për kollare, aty më kanë. Me gjithë deputetët e AAK’s dhe ju garantoj me të gjithë deputetët e opozitës se jemi të gatshëm në çdo kohë që ata n’ofrojnë, na me e dhanë votën. Në gjysë të natës nëse kerkojnë seancë të jashtëzakonshme, do të jemi në sallë për me dhanë votën, sepse nuk e konsideroj shtet, nji shtet pa ushtri”, tha Haradinaj.

 
Ai foli edhe për mundësinë e ndonji koalicioni me PDK apo LDK, tue thanë se nuk i mbyllin dyert nëse marrëveshjet për ASK’n dhe ajo për demarkacionin kthehen në pikën zero.

 

Por Haradinaj thekson se tema e koalicioneve asht e përshtatshme vetëm mbas zgjedhjeve.