Kur ka me u mbajtë mbledhja e rradhës Kosovë – Shqipni

Dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipnisë, pritet që mbledhjen e ardhshme të përbashkët me zhvillue mbrenda pak javëve.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi sot gjatë mbledhjes së Qeverisë se janë marrë vesh me Kryeministrin Edi Rama, që kjo mbledhje me u zhvillue në fund të Majit ose në javën e parë të muejit Qershor.

Mustafa caktoi zavëndëskryeministrin Kujtim Shala, ministrin e Drejtësisë dhe ushtruesin e detyrës së ministrit të Jashtëm, me ja propozue kabinetit qeveritar kohën e mbajtjes së mbledhjes.

Ata duhet të vijnë me një propozim në mbledhjen e ardhme të Qeverisë, lidhur me kohen dhe vendin dhe çështjet që ne konsiderojmë prioritet dhe pastaj punojmë në përgatitje. Do të ishte mirë që t’i bëjmë përgatitjet që të jetë me herët, do të thotë të jetë në javën e fundit të muajit maj. Mirëpo megjithatë është mirë që t’i vlerësojmë dhe përgatitjet të cilat i kemi nëpër ministri në mënyrë që takimi të jetë përmbajtjesor dhe t’i kontribuojë thellimit të bashkëpunimit të dy vendeve”, tha kryeministri Mustafa.

Qeveria e Tiranës dhe Prishtinës, deri tash i kanë mbajte dy mbledhje të përbashkëta, njanën me 11 Kallnor 2014 në Prizren, dhe tjetrën me 23 mars 2015 në Tiranë.