Kur kanë mbet vetëm edhe dy ditë nga ultimatumi, flet Pacolli

Lider i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli në nji prononcim për Gazeta Blic, ka folë rreth ultimatumit të cilin ai e kishte dhanë ditë ma parë.

Pacolli tha se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kanë fillue takimet intensive.

Mirëpo kjo simbas tij nuk mjafton që t’arrihet marrëveshja për formimin e nji Qeverie gjithëpërfshimëse siç ka propozue ai.

Ai ma tej shtoi se formimi i nji Qeverie gjithëpërfshimëse kishte me krijue mundësinë e evitimin të zgjedhjeve të reja.

“LDK dhe VV kanë fillue takimet intensive, atë që unë e kam kërkue gjithmonë por kjo nuk mjafton që t’arrihet mundësia e formimit të nji Qeverie gjithëpërfshimëse, atë që unë po e shoh si të vetmen mundësi, për me evitue zgjedhjet”, ka thanë Pacolli.

N’anën tjetër, kujtojmë se tanima po bahen tetë ditë që nga deklarata e Behgjet Pacollit i cili ka kërkue nga VV e LDK me i intensifikue takimet për arritjen e nji marrëveshje.

Nëse LDK e VV nuk merren vesh, ai ka me ndërmarrë hapa të tjerë tue lanë të hapun mundësinë me ju  bashkue edhe koalicionit PAN.