Kur Merkel s’u beson syve kur sheh Ramën me atlete të bardha (foto)

Kryeministri Edi Rama dje mori pjesë në Samitin e Triestes e si gjithmonë ai di shumë mirë se si me ra në sy.

Fotoreporterët gjatë samitit kanë shkrep momentet ma interesante e padyshim nuk mund t’ju shpëtonte momenti epick kur Merkel habitet nga veshja aspak zyrtare e Ramës.

Merkel u zgjat përtej foltores për me pa ma mirë veshjen, nji reagim që përkthehet sikur po mendonte me vete: “Mos po më bajnë gja sytë”.

Ajo i hodhi sytë edhe nji herë të dy atleteve të tenisit (simbas mediave italiane), për nji afat kohor ma të gjatë.

Mes politikanëve pjesëmarrës në samit, zgjoi kuriozitet, Kryeministri shqiptar, Edi Rama që sfiloi para rojeve të nderit i veshun me kostum dhe me nji palë atlete tenisi të bardha,-shkruejnë mediat e hueja. /albeu.com/