Kur ndërhyn Fox News: FBI thotë se paret i dha Edi Rama!

Kanali televiziv amerikan, Fox News, ka përgadit nji raport për çashtjen e fotos së kryeministrit Edi Rama me presidentin amerikan Barack Obama.

Gazetari amerikan, Perry Chiaramonte, shkruen se rasti i errët po tronditë Shqipninë.

“Nji çashtje federale, që përfshin nji shofer limuzine nga New Jersey, njeriun ma të fuqishëm në botë dhe kryeministrin e Shqipnisë ka tërheq vëmendje të pakët në SHBA, por rrezikon me tronditë korridoret e pushtetit në vendin e Europës jugore”.

“Shoferi nga New Jersey, Bilal Shehu ishte donator i madh i presidentit Obama në fushatën për me u rizgjedh në vitin 2012, tue pague 80 mijë dollarë që ai dhe e shoqja të merrnin pjesë në nji aktivitet ekskluziv për mbledhje fondesh në San Francisko”.

“Por Shehu nuk solli të shoqen, ai solli Edi Ramën, që do të bahej kryeministër i Shqipnisë.

Federalët thonë se ishin paratë e Edi Ramës dhe nji foto e tij me presidentin e SHBA’s qe i dha nji nxitje të madhe fushatës së tij në shtëpi”.

Fox News njihet si nji televizion me raportime të paragjykuene në favor të Partisë Republikane.

Kritikët thonë se ata manipulojnë me lajmet.

Megjithatë mbetet nji nga rrjetet ma të ndjekuna në SHBA. /mapo.al/