Kur Presidenti i SHBA’ve nderon nji shqiptar

Presidenti i SHBA’ve Barak Obama ka nderue me çmimin për arritjet gjatë jetës biznismenin shqiptar Muhamet Malo. Në vlerësim thuhet:

“Të nderuemit Muhamet Malo, me vlerësimin e mirënjohjes për Korporatën për Shërbimin Kombëtar dhe Komunitar si dhe nderimin nga zyra e Presidentit të Shteteve të Bashkueme, me Çmimin e Presidentit për Arritjet Gjatë Jetës në angazhimin e tyne gjatë tanë jetës për të ndërtue nji vend ma të fuqishëm me anë të shërbimit komunitar”.

malo

Muhamet Malo

Mbasi e uron për çmimin dhe e falenderon që ndihmoi në adresimin e nevojave urgjente “në komunitetin tuej dhe vendin tonë”, Presidenti Obama ne letrën e tij thekson se në nji fjalim përurues ai ka deklarue që “na kemi nevojë për nji epokë të re të përgjegjësisë, nji pranim nga ana e çdo amerikani që na kemi detyra ndaj vetes, shtetit tonë dhe botës. Këto janë detyra që na nuk i pranojmë me qejf, por i pranojmë me nder, të vendosun në njohjen se nuk ka asgja të kënaqshme për shpirtin se të japim çdo gja tonën në nji detyrë të vështirë. Shërbimi yt vullnetar dëshmon llojin e angazhimit për komunitetin tuej, që e shtyn shtetin amerikan nji hap ma afër premtimit të madh.  Vendi ynë po përballet me krizën ma të vështirë ekonomike të historisë së tij. E vetmja mënyrë që na mund të ripërtërijmë shtetin amerikan asht të punojmë të gjithë së bashku. Individët, sektori privat dhe qeveria duhet të kombinojnë arritjet e tyne për me ba nji ndryshim real dhe të qëndrueshëm, që çdo person me pasë mundësinë për me përmbushë potencialin e tij ose të saj. Ndërkohë, qeveria mund të hapë ma shumë mundësi për neve, për t’i shërbye komunitetit tonë dhe asht në dorën e çdokujt prej nesh që t’i kapi këto mundësi. Ju falenderoj për përkushtimin tuej në shërbim, dhe që po bani çdo gja që mundeni për të krijue nji të nesërme ma të mirë”.

Këto janë pak a shumë rreshtat e firmosuna nga presidenti Obama, dërgue z. Muhamet Malo, biznismenit të sukseshëm shqiptar.