Kur Presidenti shenon goll edhe Kosova pranohet n’FIFA!

thaciii

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, asht i bindun që Kosova ka me u pranue në FIFA.

Mbasi ka shenue nji goll, ai ka thanë se kanë mbet vetëm edhe pak orë deri te anëtarësimi i Kosovës në FIFA.

“Stadiumi i Ferronikelit asht vendi ma ideal për të prit fitoren e radhës së futbollit kosovar. Kampionët tashma janë pjesë e futbollit europian. Kanë mbet pak orë dhe ata do të bahen edhe pjesë e futbollit botnor. Unë e nisa me nji goll, por fitoret i duem me ma shumë golla nga kombëtarja jonë. HTH”, ka shkrue Thaçi në Facebook.

Para disa ditësh Kosova u pranue zyrtarisht n’UEFA.