Kur pritet me u takue Qeveria me Listën Serbe!

Që nga miratimi i Ligjit për Trepçën, Lista Serbe ka bojkotue punën në Qeverinë e Kosovës.

Ndërsa gjatë ditës së sotme Zavendëskryeministri nga Lista Serbe, Branimir Stojanovic asht pa në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, por që nuk ka të bajë me rikthimin e tyne në punën e qeverisë.

Zavendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj në nji prononcim për Indeksonline ka ba të ditun se qeveria nuk ka asnji indikacion zyrtar për ndonjë “ngrimje” funksioni të zyrtarëve nga Lista Serbe.

“Ashtu si kam thanë edhe ma herët, na nuk kemi asnji indikacion zyrtar për ndonji “ngrimje”  të funksioni të zyrtarëve nga Lista Serbe”, ka thanë Gecaj.

Ai ka konfirmue se në ditët në vazhdim pritet që të ketë nji takim në mes Qeverisë së Kosovës dhe Listës Serbe.

“Në ditët në vijim do të takohemi dhe do t’i shqyrtojmë krejt brengat të cilat mund t’i kenë”, ka përfundue Gecaj.

Lista Serbe gjatë javës së kalueme ka dërgue në Gjykatën Kushtetuese ankesën për miratimin e Ligjit të Trepçës.