Kur Qeveria refuzonte me ja pague Rexhepit benefitet e ish-Kryeministrit (video)

Bajram Rexhepi në vitet e fundit të jetës së tij pati lanë politikën dhe ishte kthy në zanatin e tij të vjetër të kirurgut.

Por, tue qenë ish-Kryeministër, ai kishte kërkue benefitet që i takonin me ligj si ish-zyrtar.

Por, Qeveria e Kosovës kishte refuzue me pague Rexhepin, mbasi, simbas tyne, ai s’e kishte paraqit kërkesën në afatin e parapamë.

E paraqitja e kërkesës mbas afatit, konsiderohet si heqje dorë nga çfarëdo përfitimi që mundet me ofrue ky ligj.

Megjithatë, ministri Arban Abrashi pati thanë për Klanin se do shqyrtohet kërkesa e Rexhepit, për me pa ndonji mundësi ligjore.

Simbas ligjit për përfitimin e zyrtarëve të naltë, mbas pushimit së ushtruemi të detyrës, nji ish-Kryeministri përveç zyrës, i takon 70% e pagës që pati deri në atë kohë e 1200 euro telefon e internet në vit.