Kur raketa amerikane godet tankun rus. Kqyreni

Këto pamje të pabesueshme tregojnë momentin kur nji raketë amerikane 60 mijë dollarëshe godet nji tank rus T-90.

Video asht hedh online nga nji grup rebelësh sirianë.

Ata luftojnë pranë Alepos.

Megjithatë raketa amerikane nuk e shkatërron tankun rus, që kushton rreth 4.5 milionë dollarë.

Prej tankut shihen tue dalë njerëz.

Ende nuk dihet nëse tankun e perdorin rusët apo forcat e qeverisë siriane.

CIA e furnizon prej kohësh me armë këtë grupim rebelësh sirianë.

Ky lajm vjen nderkohë që të Shtunën ka nisë nji armëpushim në Siri.