E Shtune, 10 Dhetor 2016

Kur RTK “e Qeverise” akuzohet permes KTV “te Vetevendosjes”

mentor-shala-684846_1472233606-4571427

Drejtori Shala ne Facebook sqaron situaten:

“Po e shoh lajmin per kercenimet e VV ndaj RTK, ne njerin nga transmetuesit privat televizive qe kane frekuence kombetare. E japin vetem VV ndersa pergjigjen e RTK nuk e japin fare! Kolegë, së paku dy palët transmetoni! Është elementarja e gazetarisë! Më poshtë po ua dërgoi reagimin e RTK-së, i cili e demanton gënjeshtren e VV! E kemi thirr Visarin, por jo qysh ai ka dasht, por qysh kemi dasht ne, sepse ne i përcaktojmë politikat editoriale e jo Partitë Politike! Klm”.

Ndaj ketyne sqarimeve te drejtorit te RTK reagon Frasher Krasniqi nga VV:
Reagim ndaj deklaratës së Mentor Shalës

Mbi reagimin plot shpifje të menaxhmentit të RTK-së.

– Më 19 gusht 2016, Xhymret Veliu personalisht më ka siguruar që një intervistë, njësoj me intervistat që janë bërë me Kadri Veselin dhe Isa Mustafën, mund të bëhet edhe me kryetarin e VETËVENDOSJE!-s, z. Visar Ymeri.

– Më 22 gusht 2016, Ridvan Berisha personalisht ma ka rikonfirmuar këtë gjë duke e caktuar intervistën për ditën e premte (sot).

– Më 26 gusht 2016, unë u njoftova që menaxhmenti i RTK-së ka marrë vendim që për shkak të kritikave nga VETËVENDOSJE! të mos lejojë realizimin e intervistës.

– Krejt në fund, pak minuta para se të mbahet konferenca ku ne bëmë publik këtë linçim që po na e bën RTK-ja, na u tha që “do të mund ta mbajmë intervistën por vetëm nëse e bëjmë përballje të z. Ymeri me disa analistë që i përcaktojmë ne (RTK-ja)”.

Kjo përveç se ishte bërë shumë vonë, ishte një KUSHT që nuk i ishte vënë asnjërit prej përfaqësuesve politikë me të cilët u realizuan intervista në 2-3 muajt e fundit. Lëvizja VETËVENDOSJE! përherë ka qenë e gatshme që të dal para analistëve nëpër debate – dhe këtë e kemi dëshmuar me qindra emisione të formateve të tilla – por ky KUSHT që nuk i ishte vënë përfaqësuesve të pushtetit, ishte tërësisht i padrejtë dhe i papranueshëm për ne.

Menaxhmenti i RTK-së duhet të shkarkohet dhe kjo është mënyra e vetme që ky medium të çlirohet nga kapja prej klanit pronto. Ne i bëjmë thirrje RTK-së që deri më 1 shtator, të tërhiqet nga ky vendim absurd dhe i padrejtë, dhe ta ftojë kryetarin Visar Ymeri, ashtu siç kishte ftuar edhe kryetarët e dy subjekteve në pushtet (të cilët, për më tepër, i kishte ftuar nga dy herë secilin, vetëm në muajin e fundit).

Kryeredaktori Veliu, i cili permendet ne akuzat e VV, ka demantue se intervista ka qene e garantueme. Poashtu Veliu sqaron:
“Lidhur me përmendjen e emrit tim sot nga një parti politike qartësoje se në punën time profesionale askënd nuk e siguroj për prezencë në bazë të kërkeses së tyre. Media profesionale parimisht bën ftesa për intervista, por edhe analizon kërkesa të cilave ju kthen përgjigje duke caktuar modalitetet në bazë të vlerësimeve editoriale. Këtë parim e ndjek si kryeredaktor në RTK, çdo interpretim apo pretendim tjetër në emrin tim s’ka të bëjë me të vërteten.”