Kur shokon Martin Shkreli, zbulon sëmundjen e Hillary Clinton’it

Martin Shkreli, i cili njihet si personi ma i urryem në botë, ka dalë me nji deklaratë përmes nji video ku ka thanë se kandidatja për presidente të SHBA’ve, Hillary Clinton ka sëmundjen e Parkinsonit.

Dr.Shkreli, sipërmarrësi farmaceutik në Shtetet e Bashkueme t’Amerikës, përmes nji video ka thanë se Hillary Clinton vuen nga sëmundja e Parkinsonit, shkruen New York Post.

Ai ka thanë se Hillary Clinton e ka vërtetue këtë përmes lëvizjeve të çuditshme të fytyrës së saj dhe vështirësisë në të ecun – sheja këto të sëmundjes së Parkinsonit.