Kur s’ka mbetë askush në sallë, shihni çka ban deputeti i VV’s (foto)

Deputeti i koalicionit LAA, nga Aleanca Kosova e Re, Labinot Tahiri, me deklaratat e tij ka lanë të nënkuptohet se mundet me i votue kandidatët e PAN’it për kryeparlamentar dhe për kryeministër.

Kjo votë, bashkë me atë të deputetes së LDK’s, Teuta Rugova, do kishte me ja prishë planet LAA’s dhe VV’s për me deshtue formimin e institucioneve nga PAN, shkruen gazetametro.net.

Deputeti Tahiri, për këtë duket të jetë në presion të dyanshëm, nga PAN që i kërkon votën, dhe nga LAA dhe VV që nga ai kërkojnë mos me votue koalicionin e partive të daluna nga lufta e UÇK’s.

Tash kur seanca e sotme konstituive asht mbyllë, dhe të gjithë deputetët kanë lanë sallën, aty shihet deputeti i VV’s, Dardan Sejdiu, i cili ka ndalue deputetin Tahiri, me të cilin ka diskutue për disa minuta.

aaaa-1