Kur të mitunat bahen nana!

Numri i martesave të hershme të vajzave të mituna nuk asht i vogël në Kosovë.

Të vogla, nuk janë as shifrat e vajzave që janë ba nana në moshën e feminisë.

Gjatë vitit të kaluem tri femna në moshën 15-vjeçare, janë ba nana.

Derisa, 8 vajza të tjera të moshës 16 vjeçare janë ba nana, shkruen Gazeta Fjala.

Simbas të dhanave nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës rreth 20 vajza të moshës 17-vjeçare kanë lind femijë në këtë qendër në vitin e kaluem.

Ndërkaq në fillimin e këtij viti, vetëm nji vajzë nën moshën e mitun asht ba nanë.

“Ju informojmë se më 2015, në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike ka pasë gjithsej 20 nana me moshë 17 vjeçare, 8 nana 16 vjeçare dhe 3 nana 15 vjeçare. Kurse më 2016 ka pasë vetëm 1 lindje nën 18 vjeçare”, thonë zyrtarët për informim në QKUK.