Kurdët shpallën pamvarësinë, por shihne ‘zjarrin’ që po i pret (foto)

Mbas nji referandumi popullata kurde në rajonin e Irakut po shkojnë drejt pamvarësisë.

Edhe pse nuk janë numërue krejt kutitë mësohet se mbi 90 % e votuesëve janë pro nji shteti të pamvarun, shkruen albeu.com

Por, kurdët kanë me pasë të vështirë mbasi Turqia dhe Iraku kanë paralajmërue për fillimin e nji onfesive ushtarake.

Ushtria turke asht edhe në NATO ka nji përmbajtje tepër të madhe ushtarake.

Simbas mediave turke ajo posedon 455 helikopterë, 382 mije e 850 ushtarë aktivë,360 mijë 565 ushtarë rezervë, 207 avionë ushtarakë dhe mbi 7000 kerre luftarake.

Por edhe Iraku i ka kërcënue kurdët me luftë dhe ushtria e këtij të fundit nuk asht e dobët.

Iraku posedon 32 helikopterë luftarakë, 301 tanke, 239 armë të randa dhe 59 raketa hedhëse.

E megjithatë vlen të theksohet se fillimi i nji luftë me kurdët e Irakut do t’ishte fatale për Turqinë mbasi në këtë të fundit jetojnë me miliona kurdë.

 

 

Shperndaje në: