Kurdistani i Irakut mban referendumin për pamvarësi

Votuesit në rajonin gjysë-autonom kurd të Irakut votojnë sot në referendumin për pamvarësi, pamvarësisht kërcënimeve nga Bagdadi se ka me luftue me ruejt unitetin e vendit.

Presidenti i Qeverisë Rajonale të Kurdistanit, Masud Barzani, tha se votimi asht hapi i parë në nji proces të gjatë për negocimin e pamvarësisë së rajonit, i cili ka qenë autonom qysh në vitin 1991 dhe ka luejt rol të madh në luftën kundër ekstremistëve islamikë.

“Referendumi nuk asht tërheqje kufijsh. Nuk asht për me vnue status-quo në asnji zonë. Mbas referendumit, na jemi të gatshëm të nisim procesin e nji dialogu të thellë me Bagdadin”, tha Barzani.

Mbi 5.3 milionë njerëz janë të regjistruem si votues në rajon.

Shperndaje në: