Kurti: AAK me 7 Mars e pranoi e me 16 Mars u tërhoqën nga “alternativa” jonë se nuk ishin dashamirës ndaj shoqnise civile

Lideri ‘de fakto’ i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha sonte se kjo parti s’ishte e ftuememe qen pjesë e marrëveshjes të nënshkrueme ndërmjet AAK’s dhe Nisma’s për koalicion parazgjedhor.

Kurti i ftuem në OraNews, tha se VV e kishte propozue nji platformë të re politikë të quejtun“Alternativa”, por që simbas tij kjo s’asht pranue në fund nga AAK.

“Këtë ide më 7 mars e kishte pranuar AAK-ja, por më 16 mars kjo parti u tërhoq, por jo edhe Nisma”, tha Kurti.

Simbas tij, mbas gazit dhe protestave opozita kishte nevojë për nji çadër të re të quejtun “Alternativa”, mirëpo që simbas tij kjo u kundërshtue nga AAK.

“AAK-ja më 16 mars na tha se nuk mund të pranojmë që alternativa të jetë politike dhe nuk ishin shumë dashamirës ndaj shoqërisë civile”, tha tutje Kurti.

Ma mbas ai tha se ndamja e opozita ka me shtye edhe mbajtjen e zgjedhjeve.

“Jemi të brengosur për kontaktet që AAK-ja i ka vendosur me njerëzit e qeverisë. Ka një lloj flirti me pushtetin në Kosovë dhe uroj që marrëveshja e koalicionit ndërmjet AAK-së dhe Nismës të mos jetë në atë drejtim”, tha tutje ish-kryetari i Vetëvendosjes, tue shtue se ka nji raport të ri ndërmjet Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt.

Edhe pse u bashkuen AAK e Nisma, ata i kane veç 14 deputete ndërsa VV i ka 17, theksoi Kurti.

Ai po ashtu ka thënë se pa Vetëvendosjen në qeverisje nuk ka ndryshime të vërteta.