Kurti: Arrestimi i Ymerit hakmarrje ndaj kundërshtimit të opozitës për marrëveshjet e nënshkrueme

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, sot në nji konferencë për media, tue folë për arrestimin e Visar Ymerit, tha se pushteti këtë e ka ba si hakmarrje ndaj kundërshtimeve që opozita po u banë marrëveshjeve, të cilat Qeveria e Kosovës i ka nënshkrue me Serbinë dhe me Malin e Zi.

Ai pyeti se qysh mundet me iu thane ndryshe këtyne arrestimeve, kur mija landë në Pallatin e Drejtësisë për vjet të tana janë në pritje për me u shqyrtue, ndërsa ato ndaj Visar Ymerit e Glauk Konjufcës nuk bajnë me pritë.

“Kjo asht hakmarrje e këtij pushteti ndaj kundërshtimit që po i bajmë për pazaret me Serbinë dhe Malin e Zi”, ka thanë Kurti tue shtue se kërkojnë lirimin e menjihershëm të të arrestuemve.

Ndësa, nënkryetari i Vetëvendosjes Driton Çaushi, ka prezantue disa shifra ku simbas tij, në 6 muejt e fundit janë arrestue qinda aktivistë të lëvizjes së tyne, dhe deputetë, ndaj të cilëve thotë se asht ushtrue dhunë.

E për të, kjo i ngjanë nji pushteti totalitar dhe ata kane me vazhdue me kundërshtue deri në rrximin e Qeverisë.