Kurti: Mbrenda 4-5 vjete ka gjasa me pasë luftë përsëri

Ish kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, paralajmëron se çashtja e Demarkacionit mund të sjellë sërish luftë në Kosovë mbrenda 5 vjeteve.

“Kufini asht çashtje e ndamjes së territorit. Nuk kemi tokë për të falë. Në atë tokë asht derdhë gjak dhe na s’kemi gjak për të falë. Thaçi dhe Mustafa të japin dorëheqjen. Në 4-5 vitet e ardhshme ka gjasa me pasë përsëri luftë”, tha Kurti nga Tirana, gjatë takimit të sotëm me kryefjalë Demarkacionin me Malin e Zi.

Kurti ka deklarue se shtyemja e këtij vendimi nga ana e Qeverisë së Kosovës i ka pshtue vendit 8200 hektarë tokë. /Syri.net