Kurti: Po t’ishte Ushtria tender moti ishte krye!

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se nuk ka pas seancë të jashtëzakonshme as për arsim, as për papunësinë e varfninë, por ka për kontrabandimin e presidentit.

Ai para deputetëve foli edhe për ushtrinë e vendit, për të cilën tha se moti ishte krye po të ishte tender.

Ai tha se Kosova nuk ka nevojë për president të ri nga ky Kuvend, por ka nevojë për zgjedhje dhe Kuvend të ri, e pastaj për president e qeveri e qeverisje të re.

Ai tha se pamvarësinë e Kosovës e kanë shpallë të zgjedhunit e popullit, e jo Thaçi, por në menyrë çuditëse e ka lexu deklaratën e pamvarësisë.

Kurti tha se ka pasaktësi sa i përket biografisë së Thaçit.

Simbas tij, Thaçi nuk e njeh anglishten, por mund ta njeh italishten, tue ju referu aferës ‘pronto’.

Ai tha se qellimi i Thaçit asht që mbasi të bahet president, të ndryshojë Kushtetutën, dhe shteti të bahet vend presidencial.

“Ky asht personi që e nisi Zajedinicën dhe e vazhdoi Mustafa”, tha Kurti.

Kurti foli edhe për raportet me SHBA’të, ai tha se ky pushtet i keqpërdor SHBA’të, për pushtetin e tyne e kundër opozitës.

Simbas Kurtit, pushteti aktual mund të ba vetëm tifozeri për SHBA’të, por jo aleancë e partneritet.

“Po t’ishte çashtja e ushtrisë tender, moti ish krye, se kish pas çka me vjedh”.

Ai tha se Kosova me Zajdenicën nuk mund të bahet kurrë aleate me SHBA’n.