Kurti: Shqiptarët në Maqedoni janë shqiptarë nën Maqedoni

Ish-lideri Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mbas protestës së djeshme të shqiptarëve në Shkup, ka thanë se protesta ishte e drejtë dhe me qëllime të mira.

“Kjo ishte nji protestë e drejtë dhe me qëllime të mira”, tha Kurti.

“Shqiptarët në Maqedoni janë shqiptarë nën Maqedoni, dhe kundërshtimi i regjimit autokratik përmes protestave demokratike asht detyrë e çdo shqiptari, e çdo qytetari dhe e çdo njeriu liridashës”, ka thanë Kurti.

Dje, shqiptarët në Maqedoni protestuen kundër Qeverisë nën moton “Drejtësi, Dinjitet, dhe Demokraci”, të organizueme nga Këshilli që përfaqëson disa parti opozitare, organizata joqeveritare dhe intelektualë të pavarur.