Kurti: Vendi ka nevojë për nji Kuvend të ri

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thanë se vendi ka nevojë për nji Kuvend të ri, i cili ka me zgjedhë presidentin e ri dhe nji qeverisje të re, por që këto të dalin mbas zgjedhjeve të reja parlamentare.

Ai po ashtu ka ftue qytetarët të protestojnë sot kundër kësaj Qeverie dhe zgjedhjes së presidentit.

“Na nuk kemi nevojë për president të ri nga nji politikan i vjetër, nepërmjet nji Kuvendi të vjetër të gazit. Na kemi nevojë të zgjedhet nji Kuvend i ri, pastaj të zgjedhen Presidenti dhe Qeveria, por jo kështu me pazare me Serbinë”, ka thanë Kurti në këtë intervistë për “Epokën e re”.