Kurz e ka ‘goditë’ fort me këtë deklaratë Erdoganin

Austria konsiderohet si vendi ma kritik ndaj Turqisë në BE.

Edhe deklaratat e fundit e Ministrit të Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, janë të tilla.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po “e zhvillon vendin e tij në drejtim të gabuem dhe të rrezikshëm”, ka thanë Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz për gazetën gjermane “Die Welt”. “Presidenti Erdogan tregon definitivisht tipare diktatori.”

Lidhun me anëtarësimin e Turqisë në BE, Kurz ka theksue se “edhe pse Ankaraja synon nji anëtarësim në BE deri në vitin 2023, kjo nuk ka me ndodhë.”

“Europianët janë të ndërgjegjshëm, se në vitin 2023 përkujtohet 100 vjetori i themelimit të republikës turke. Por, duhet thanë qartë: Ky vend po largohet gjithnji e ma shumë nga Europa”, tha ai.