Kurzweil: Kompjuterat kane me na mujt kur mesojne me dashte

Ray Kurzweil, inventuesi dhe futuristi ma i famshem i Amerikes, i cili vazhdon me parashikue me saktesi te tutshme se çka po na pret, thote se kompjuterat kane me na mberri, bile edhe me na kalue ne intelegjence deri ne vitin 2029.

Qe ku asht triki: Deri atehere, kompjuterat kane me posedue emocione dhe personalitet.

160308164550-kurzweil-degrasse-tyson-780x439
“Kur po flas per kompjuterat qe kane me mberri nivelin njerezor te intelegjences, nuk e kam fjalen per intelegjencen logjike”, tha Kurzweil ne nji show me astrofizicientin Neil deGrasse Tyson.
” Kane me pase sens per humor dhe aftesia me ta shpreh dashnine….e keto e bajne njeriun njeri”. Kur Tyson e pyet Kurzweil se a kane me shkrue nji dite kompjuterat romanin qe ka me fitue Çmimin Nobel dhe me arrite edhe kete nivel te njeriut, ai tha ndryshe: “Na kena me u kombinue me ta”.

Qysh?

Nanobotat e madhesise se qelizave ne trunin tone kane me na lidhe me internetin global dhe kane me na mundesue me i shkarkue aftesite, diçka si ne stilin e filmit Matrix.

Poashtu kemi me i editue gjenet njisoj si sot kodet kompjuterike per me i shnosh smundjet, parasheh Kurzweil.

Çka ka me ndodhe me pabarazine njerezore ne te ardhmen? A mos ndoshta superfuqia e trunit dhe shneta ka me qene e limitueme vetem per te pasunit?

“Po, njisoj si me telefona mobil”, pergjigjet Kurzweil. “Vetem te pasunit kane akses te keto teknologji…”.

Mirepo, ai parashesh se keto produkte kane me qene edhe per konsum masiv, sepse kane me u ba ma te lira.
“Nanobotat kane me qene te arritshem per gjithkend”, tha Kurzweil. “Keto teknologji po demokratizohen pandalshem sepse po jane lire e ma lire”.

Edhe pse Kurzweil mendon se Intelegjenca Artificiale ka me i zavendesue punetoret e sotem, ai asht optimist per te ardhemn e punes se njeriut.

Kush ka mujt me mendue ne vitin 1910 se ka me pase dizajnera te chip’ave dhe website developer’a, tha Kurzweil.