Kusari-Lila dhe Ilir Deda kërkojnë ndihmë nga qytetarët, kjo asht arsyeja! (dokument)

Alternativa e Mimoza Kusari-Lilas dhe Ilir Dedës nëpërnjet nji letre ju kanë ba thirrje krejt qytetarëve të Republikës për mbështetje financiare për subjektin e tyne.

Letra e plotë:

Partia politike “Alternativa”, e regjistruar zyrtarisht me 24 Korrik të këtij viti dhe me profil liberal demokratik, bënë ftesë për mbështetje financiare nga gjithë qytetarët e Kosovës të cilët duan jetësimin e synimeve dhe qëllimeve të këtij subjekti.Alternativa si parti me program liberal demokratik është e vendosur që të punojë drejtë krijimit të një shoqërie ku vlerat e barazisë, drejtësisë dhe lirisë të triumfojnë.Diskursi politik në vend ka krijuar një boshllëk në mes të nevojave të qytetarevë dhe prioriteteve të qeverisë, gjë e cila ka rezultuar në humbjen e besimit të qytetarëve në institucionet dhe qeverinë. Qytetarët kanë humbur besimin në shkollat, spitalet, mediumet e informimit dhe jo vetëm. Kështu, është krijuar një atmosferë letrargjie në vend ku qytetarët e Kosovës ndihen të lënë anash, të pashpresë e të paperspektivë.

Alternativa ka për qëllim që të rikthej besimin në qeverinë dhe institucionet duke krijuar dhe fuqizuar besimin në vlerat e demokracisë.Andaj, për të jetësuar qëllimet dhe vizionin e partisë “Alternaiva” kemi nevojë për ndihmën e gjithë juve. Theksojmë se secili donacion dhe secila ndihmë është tejet e rëndësishme për ne dhe cila do shumë ka vlerë të madhe për ne se tregon besimin tuaj në vizionin tonë.Deri tani kemi arritur të jemi aktiv në këto komuna: Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë dhe Vushtrri. Në të gjitha këto komuna kemi zyre aktive dhe administrator të cilët iu shërbejnë këshillave inicues të partisë. Megjithatë, synimi ynë është shtrirja në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe përfaqësimi i gjitha grupeve etnike dhe shoqërore në subjektin tonë.Sfida e radhës për ne dhe demokracinë e Kosovës janë zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 22 Tetor, 2017. Alternativa do të garojë në këto zgjedhje si subjekt i pavarur me kandidatët më të mirë si përfaqësues të interesave të qytetarëve.

Për t’u realizuar qëllimet dhe synimet tona të përbashkëta, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Për të qenë pjesë e mbështetjës dhe ndërtimit të Alternativës, ju lusim të na kontaktoni në ketë email adresë: [email protected] për sqarime dhe detaje rreth mënyrës së dhurimit të kontributeve.Me respekt,Partia Politike “Alternativa”.