Kusari- Lila e jep lajmin, qe kur zyrtarizohet partia!

mimozailiri

Kryetarja e Komunës se Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, ka hedh poshtë zanat se partia e re e cila ka me u themelue mbrenda këtij mueji ka me qenë satelit i partive të mëdha.

E para e komunës se Gjakovës, thotë se partia e re do të ketë identitetin e vet të formësuem dhe programin i cili bazohet në vlera programore.

Kusari Lila, në nji bisedë për Indeksonline ka thanë se subjekti i ri ka me qenë model edhe për partitë e mëdha.

Tutje, ajo ka rikonfirmue se partia e re ka me u zyrtarizue gjatë këtij muaji.

Megjithatë, ajo ka refuzue me tregue se cili ka me qenë emni i kësaj partie.