Kusari-Lila: PAN nuk mundet me formue qeverinë me kushtëzime

Mimoza Kusari -LIla

Deputetja e zgjedhun për legjislaturën e re nga “Alternativa”, Mimoza Kusari- Lila konsideron se koalicioni PAN po kushtëzon dhe po mundohet me i bindë deputetët e partive tjera të ndrrojnë mendjen në vota me qëllim për me formue qeverinë.

Simbas saj, PAN duhet t’i lshojë udhënn partive tjera.

“Kemi të bajmë me nji koalicion që pretendon me formu qeverinë pa i pas votat ose shumicën në parlamentin e Kosovës. Kemi vetëm nji zgjidhje që duhet me u kuptu që nuk shkon as me kushtëzime dhe as me bindje apo me insistim të vazhdueshëm që dikush duhet ta ndrrojë mendjen në vota, por duhet që simbas përgjithësisë që i kemi të gjithë në vendimmarrje t’i lëshojmë udhë dhe të lihet të mandatohet nji grupim tjetër politik për formim të qeverisë”, ka thanë Kusari- Lila në nji prononcim për Indeksonline.