Kusari-Lila thotë se e njeh mirë Pacollin, tregon çfarë lëvizje mundet me ba ai

Mimoza Kusari -LIla

Kryetarja e partisë Alternativa, që hyni në koalicion parazgjedhor me LDK dhe AKR, Mimoza Kusari-Lila, ka thanë se e njeh mirë Pacollin dhe se ai nuk kishte me ba lëvizje në drejtim të PDK.

“Unë nuk e mendoj se zoti Pacolli decidivisht ka thanë se do i bashkohet PAN’it, por ka thanë se kane me ba lëvizje tjera. A kanë me qenë këto në kuadër të partisë tjetër në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje apo kanë me qenë në pozicione tjera nuk ka qenë e qartë”, ka thanë Kusari-Lila, për televizionin publik.

Simbas saj, Pacolli ma përpara kishte me shkue me Vetëvendosjen sesa me PDK.

“Absolutisht mendoj që koalicioni si asht tash, me tri parti, mendoj se zoti Pacolli nuk ka me qenë pjesë e koalicionit PDK-AAK-NISMA”, ka thanë kryetarja e partisë Alternativa.