Kusari-Lila tregon se a ka me shkue ‘Alternativa’ me PAN’in

Mimoza Kusari -LIla

Kryetarja e “Alternativës”, Mimoza Kusari-Lila, e cila asht në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën Kosova e Re, asht shprehë e bindun se nuk ka me hy në koalicion me PAN’in, pamvarësisht se çfarë vendimi ka me marrë partia e Behxhet Pacollit.

Ajo madje shprehet se këtë javë kanë me rinisë bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e mirëfilltë të platformës qeverisëse.

“Pa marrë parasysh vendimit të AKR, Alternativa e ka vendimin e vet, pra nuk i bashkohet koalicionit PAN. Na nuk largohemi nga koalicioni i tashëm. Na deri tash jemi tue ba përpjekje për ndërtimin e mirëfilltë të platformës qeverisëse mes LAA dhe Vetëvendosjes, për të tjerat, secila parti mundet me u deklarue”, ka thanë për Indeksonline, Mimoza Kusari-Lila.

Shperndaje në: