Kush asht kryetari i partisë së Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit?

mimozailiri

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në faqen e saj në Facebook ka postue nji fotografi me Ilir Dedën, tue konfirmue se janë bashkë në partinë e re, e cila do të quhet Iniciativa.

Në tekstin e fotografisë, Mimoza ka ba me dije se edhe kreu i Iniciativës asht zgjedh, mirëpo nuk ka dasht me tregue se kush asht ai apo ajo.

“Nuk asht selfie, por e realizueme nga personi i tretë që asht Kryetari/ja e Iniciativës”, ka shkrue Kusari Lila.
Që nga paralajmërimi i Ilir Dedës për krijimin e nji partie të re, asht përfol se në këtë subjekt të ri politik do të jenë edhe disa emna të njohun të skenës politike dhe shoqnisë civile.

 

2-mimozailiriii