Kush asht personi që posedon 13 prej 16 burimeve te naftës në Shqipni?

Në fillim ishte “kompania kanadeze Stream Oil”.

Nji kompani offshore e regjistrueme në ishujt Kajman, ishte operatori i dytë ma i madh privat i naftës në Shqipni. Mbas ndërrimit të pushtetit politik në Shqipni, në vitin 2014, Stream Oil u ble nga Transatlantic Petroleum, nji tjetër fantazmë me aksionerë hije, e regjistrueme në Bermuda, kështu tue i trashëgue edhe borxhet e kësaj kompanie.

Por, ramja e madhe e çmimit të naftës në tregjet botnore bani që shoqnia Transatlantic me qenë në prag të falimentimit, dhe me pase të pamundun plotësimin e detyrimeve ndaj shtetit shqiptar dhe partnerëve në kuadër të Marrëveshjes Hidrokarbure.

Tash kjo kompani don me ba nji manovër “teknike”, tue ia transferue tana vendburimet nji kompanie tjetër, veç për me i shmang borxhet.

Këto ditë, në media doli edhe emni i “fantazmës” së radhës, kompanisë Continental Oil & Gas, e regjistrueme në parajsën fiskale amerikane të shtetit Delaware, dhe bijës së saj GBC Oil. Bahet fjalë për 13 vendburime nga ma të mirat dhe cilësoret në Shqipni, të cilat gazeta e Tiranes DITA ka zbulue se tashma bien në dorë të NJI personi që mshefet mbas GBC Oil. Ai asht shtetasi – Naim Kasa.

 

naim kasa

Simbas njoftimit të shitjes, Transatlantic po i kalon aksionet e saj te GBC Oil në këmbim të pagimit të nji huaje prej 2.3 milionë dollarë te banka Raiffeisen, dhe në këmbim të marrjes së 29.2 milionë dollarë detyrime të kompanisë, që përbahen nga 23.1 milionë dollare llogari të pagueshme dhe 6.1 milionë dollarë borxh.

Krejt procedura e shitjes asht shumë e dyshimtë, mbasi transaksionet kane me u krye pa pare, por veç në këmbim të marrëveshjes për pagimin e borxheve.
Ekspertët e naftës të kontaktuem nga gazeta, thanë se kjo manovër po kryhet për me i “vjedh” disa nga vendburimet ma të mira të naftës në Shqipni dhe me u shmang pagesa e borxheve. Ndër këto vendburime asht edhe ai i Gorisht-Koçulit, i cili vlerësohet se ka kapacitet prodhues prej 1.3 milionë ton naftë në vit. Simbas ekspertëve, përmes kësaj marrëveshje synohet përdorimi pa kriter i vendburimeve dhe dërgimi i tyne drejt falimentimit. Ata sqaruen se kompania që synon me i marre vendburimet, nuk ka as ekspertizë dhe as aftësi teknike për me krye nji aktivitet të tillë hidrokarbur.

Dyshohet se Naim Kasa këtë gja e ka krye edhe me vendburimet që falimentuen në Gushtin e 2013’s, nga Qeveria e Sali Berishës.

Veprimi i fundit i Qeverise Berisha ishte nënshkrimi i Marrëveshjes Hidrokarbure me kompaninë Phoenix Petroleum të Naim Kasës, me 16 Gusht 2013.

Simbas ekspertëve të naftës, deri sot Phoenix Petroleum e Naim Kasës i ka shfrytëzue këto vendburime pa asnji kriter dhe pa krye investimet e nevojshme.

Kjo asht nji nga arsyet që shoqnia shtetnore e naftës, Albpetrol sh.a. ka nise procedurat e prishjes së Marrëveshjes Hidrokarbure me Phoenix Petroleum. Të kontaktuem nga gazeta DITA, ata nuk pranuen me fole për këtë çashtje, por vetëm e konfirmuen faktin se prej disa muejsh asht nis nji verifikim i hollësishëm mbi aktivitetin e Phoenix Petroleum dhe për disa nga vendburimet ka nise procedura e prishjes së marrëveshjes. /Dita/