Kush asht rreziku ma i madh për fmitë në vend!

Me rastin e ditës ndërkombëtare kundër punës së fmive, e cila u shenue më 12 Qershor, Koalicioni i OJQ’ve për Mbrojtjen e Fmive – KOMF thekson edhe nji herë randësinë e madhe të luftimit të këtij fenomeni dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që ai ka në mirëqenien e fmive.

Në Republikën e Kosovës, simbas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përqindja e fmive të moshës 5-17 vjet të cilët janë të angazhuem në punë, rezulton me qenë 10.7%, nderkohë që 6.8% e fmive punojnë në kushte të rrezikshme .

Marrë parasysh këtë, shumica e fmive që janë të perfshimë në punë të randa, në nji mënyrë, detyrohen të sillen si të rritun, tue mos pasë mundësi me i gëzue të drejtat e tyne si fmi.

Fmitë u ekspozohen nji sërë rreziqeve për shëndetin dhe formave të ndryshme të shkeljes së të drejtave të femijës, perfshi: neglizhimin, keqtrajtimin, abuzimin fizik dhe psikologjik, e në disa raste mungesën e regjistrimit, mungesën e qasjes n’arsim dhe mungesën e strehimit, tue e vanë veten përballë edhe rrezikut të shfrytëzimit seksual dhe trafikimit.

 

komf-i