Kush duhet me formue Qeverinë simbas Nexhat Dacit

Formimi i qeverisë duhet me u bba sa ma shpejt që asht e mundun, ka thanë ish- kryeparlamentari Nexhat Daci. Ai në nji intervistë për RTK ka theksue se në këto momente duhet të lihen inatet politike dhe se qeveria duhet me u ba nga ata të cilët janë të formuem personalisht, profesionalisht dhe institucionalisht, ngase Kosovën e presin procese mjaft sfiduese.

Simbas tij, për m`i tejkalue këto sfida duhen njerëzit e dëshmuem në luftë e në paqe. Daci ka thanë se LDK duhet të reflektojë siç ka ba presidenti Rugova në vitin 2004 që vendi me shkue drejt Europës e jo me stagnue, për shkak të inateve dhe egove politike.

Simbas Dacit, formimin e qeverisë së re duhen me ba fituesit e zgjedhjeve. Ai theksoi se koalicioni fitues e ka nji strukturë të njerëzve që kanë vullnet dhe përvojë që në rrethanat që asht Kosova, e japin kontributin e duhun.