Kush e bani krenar Joe Bidenin në Kosovë!

Zavendëspresidenti amerikan Joe Biden përgjatë fjalimit të tij të mbajtun sot në përurimin e rrugës me emen të djalit të tij ‘Beau Biden’ asht shpreh shumë krenarë.

Biden ndër të tjera ka tregue edhe krenarinë e tij dhe të gjithë shtetit amerikan për Forcat e Armatosuna të Shteteve të Bashkueme të Amerikës që funksionojnë tash e disa vite në Kosovë.

“Jam krenarë për trupat amerikane, jemi shumë krenarë të gjithë për ju, jeni forca ma e mirë. Zoti e bekoftë Amerikën, zoti i bekoftë forcat amerikane”, ka thanë Biden.