Kush e bani krenar Kryeministrin!

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa përmes nji publikimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, shkruen se ndjehet krenar për përfaqësimin e filmit “Shok” n’OSCAR.

Ai, e quen këtë përfaqësim dinjitoz përderisa thotë se filmi i bani Kosovës shumë shokë.

Qe postimi i Mustafës:
Dua të ndajë ndjenjën e krenarisë që na dhuroi përfaqësimi dinjitoz i filmit “Shok” në Akademinë më prestigjioze të kinematografisë botërore. “Shok” i bëri Kosovës shumë shokë. Bota njohu dhe çmoi Kosovën për çka është. Një vend i mrekullueshëm, i njerëzve të talentuar. Faleminderit që i bëtë emër të mirë Kosovës. I.M