Kush e fitoi debatin e fundit në përballjen e ashpër Clinton-Trump?

Debati i tretë dhe i fundit mes kandidatëve presidencialë, Hillary Clinton dhe Donald Trump u mbajt në Las Vegas dhe përfshiu tema mbi gjykatën e naltë, imigracionin dhe ekonominë, politikën e jashtme dhe abortin.

Hillary Clinton fitoi debatin e fundit presidencial, kundër Donald Trump me nji diferencë 13 pikësh simbas nji sondazhi të CNN / ORC, tue i dhanë demokrates nji fitore të pastër në të trija debatet presidenciale të këtij viti.

Në përgjithësi, 52% e personave që  ndjekën debatin televiziv mbramë, menduen se Clinton pati nji paraqitje ma  të mirë. Nga ana tjetër, 39% mendonin se Trump bani nji punë të mirë.