Kush e gjeti mjetin shpërthyes në stacionin e autobusëve në Prishtinë!

Nji mjet shpërthyes asht gjetë dje te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë kur nji person ka qenë tue krye disa pune.

Ai ka lajmërue Policinë e Kosovës të cilët kanë sigurue vendin e ngjarjes ndërsa më pastaj njisia për deminim e FSK’s dhe KFOR’it kanë largu mjetin pa incidente, njofton policia.

Policia nuk ka dhanë detaje të tjera lidhun me mjetin shpërthyes të gjendun n’atë lokacion.