Kush e kercenoi Shpend Ahmetin!

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka marrë nji kercënim serioz.

I pari i Prishtinës, asht kercënu nga nji person në Facebook dhe mbas kësaj Ahmeti ka paraqit rastin edhe në polici.

Kercënimi asht paraqit edhe në raportin e policisë së Kosovës me datën 2 Mars, ku thuhet se njisitet përkatëse janë tue u marrë me rastin, transmeton Magazina.al.

“Viktima mashkull K–Shqiptar ka raportu se asht kanos përmes rrjetit social Facebook.

Lidhun me rastin janë njoftu njisitet perkatëse”, thuhet në raportin e policisë.

Simbas burimeve, policia e Kosovës janë tue u mundu që ta lokalizojnë vendin nga ka ardh kercënimi.