Kush e nderoi sonte ambasadorin amerikan Greg Delawie!

Me rastin e shenimit të ditës së pamvarësisë së SHBA’ve, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka organizue pritje për politikanët, shoqninë civile dhe mediat.

Në këtë ceremoni Delawie, ka thanë se asht nder me festue pamvarësinë e SHBA’ve me popullin e Kosovës.

“Sot na po e festojmë 4 Korrikun, asht nji nder për neve që SHBA’të ndajnë këtë ditë të festës me Republikën e Kosovës, Qeverinë dhe njerëzit e saj”, ka thanë Delawie.