Kush e quen spektakël bastisjen e shtepisë së Azem Syles!

bislimzogaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bislim Zogaj, bastisjet e Policisë së Kosovës dhe EULEX’it i ka quejt spektakël.

Ai në foltoren e Kuvendit të Kosovës ka thanë se spektakli i para dy ditëve ka qenë i paarsyeshëm dhe i trishtueshëm, tue shtue se “nga pamjet te shtëpia e Azem Sylës, krijohej përshtypje se po arrestohej nji kriminel nderkombëtar”.

“Ende pa u ngrit aktakuza, vërshuen paragjykimet dhe aktakuzat ma banale. Azem Syla asht me meritorët me kontributin e tij për Kosovën. Kur lexoja komentet nepër media, të krijohej përshtypje se kemi të bajmë me akuza të ngrituna për Miloshevic’in, dhe jo për njeriun që tanë jetën ja kushtojë Kosovës”, ka theksue Zogaj.