Kush e shpall ‘Qytetar Nderi’ numrin 2 amerikan!

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka me mbajtë të Martën seancë të jashtëzakonshme, tue fillue nga ora 10:00.

Në nji njoftim për media bahet të dituna disa nga pikat e kësaj mbledhje për të cilat ka me u diskutue.

1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të KK’s.

2. Propozim vendimi për rialokim te mjeteve për projekte kapitale.

3. Shpallja “Qytetar Nderi” i Gjilanit të Joseph R. Biden III.

4. Shpallja “Qytetar Nderi” i Gjilanit i Erzen Rrustemi.

5. Miratimi i iniciativës për nxitjen e bashkëpunimit ndërkomunal me Lipjanin në fushën e infrastrukturës rrugore.

6. Miratimi i nismës së kryetarit të komunës së Gjilanit, për bashkëpunim ndërkomunal në fushën e infrastrukturës rrugore.

7. Miratimi i vendimit për autorizimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit për bashkëpunim ndërkomunal me komunat fqinje në sferën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.